|
Transmetimi i seancave gjyqësore Salla gjyqësore 1 Salla gjyqësore 2 Salla gjyqësore 3 Orari i seancave gjyqësoreUploads by ICTYtv |
>
Arkivi i lajmeve
Lajme
Kosova është një prej zonave më të rëndësishme të krimeve hetuar prej Tribunalit. Konflikti I atjeshëm në vitet 1998-1999 ndodhi një farë kohe pas themelimit të Tribunalit dhe Tribunali mundi të reagonte menjëherë pas raporteve se në atë territor po kryheshin krime masive.
Më 24 maj 1999 gjatë konfliktit një gjykatës i Tribunalit konfirmoi aktakuzën e paraqitur nga Prokurorja kundër Presidentit të atëhershëm të Jugosllavisë, Sllobodan MIlosheviq. Aktakuza ishte historike sepse ishte hera e parë që një kryetar shteti në detyrë u akuzua zyrtarisht nga një gjykatë ndërkombëtare për krime lufte. Në Aktakuzë u akuzuan gjithashtu katër prej drejtuesve më të lartë politikë, policorë dhe ushtarakë jugosllavë dhe serbë: Presidenti i Serbisë Milan Milutinoviq, Zëvendëskryeministri jugosllav, Nikolla Shainoviq, Shefi I Shtabit të Ushtrisë, Dragolub Ojdaniq dhe Ministri I Brendshëm serb Vllajko Stojilkoviq. >>Lexo më shumë
|
Në fund të viteve 80 u pa një rilindje... Mandati i Tribunalit është nxjerrja para drejtësisë... |










