Komunikim dhe Ndërgjegjësim

Rajoni i
ish-Jugosllavisë është në qendër të punës së TPNJ-së. Synimi i Tribunalit është që të kontribuojë në paqen jetëgjatë në këtë rajon. Duuke marrë parasysh natyrën ndërkombëtare të Tribunalit, ndryshe nga sistemet juridike të shteteve në rajon, dhe largësinë fizike të Tribunalit nga popujt që kanë llidhje të drejtpërdrejtë me punën e tij, u ndërmor një përpjekje serioze komunikuese dhe ndërgjegjësuese me qëllim që drejtësia që vendoset në sallat gjyqësore të Tribunalit të shihet prej publikut të tij të natyrshëm – kombeve të ish-Jugosllavisë.

Ish-Prokurorja Del Ponte, Konferenca e Dytë për Të Vërtetën, Zagreb, 22 shkurt 2007
Gjithashtu, TPNJ-ja gjithmonë u parashikua si një organ plotësues për ndjekjen penale të krimeve të luftës nga gjykatat kombëtare në ish-Jugosllavi. Tribunali ndikoi në masë të madhe në zhvillimin e institucioneve gjyqësore rajonale të ngarkuar me hetimin, ndjekjen penale dhe kryerjen e proceve të drejta dhe të paanshme gjyqësore për krimet e luftës. Në partneritet me shtetet e ish-Jugosllavisë, Tribunali synon të sigurojë një trashëgimni jetëgjatë dhe një ndryshim të përhershën nga mosndëshkimi në përballjen me përgjegjësinë.

Nëpërmjet Programit të Komunikimit dhe Ndërgjegjësimit, proceset gjyqësore dhe aktgjykimet e Tribunalit po bëhen të prekshme dhe të kuptueshme për opinionin në territorin e ish-Jugosllavisë. Përveç Hagës, Programi I Komunikimit dhe Ndërgjegjësimit ka zyra në Sarajevë, Beograd, Zagreb dhe Prishtinë.
Në pajtim me strategjinë e tij përmbyllëse, Tribunali është angazhuar që të ndihmojë në ngritjen e kapaciteteve të gjykatave kombëtare për çështjet gjyqësore në lidhje me krimet e luftës, përfshirë edhe ato të transferuara nga TPNJ-ja. Nëpërmjet programeve të ndryshme kualifikuese dhe vizitave studimore, Tribunali shkëmben përvojë me juristë dhe profesionistët e tjerë në ish-Jugosllavi, duke lehtësuar kështu transferimin e çështjeve gjyqësore nga TPNJ-ja.












Ish-Kryetari Pocar me anëtarët e OJQ-ve për viktimat e Srebrenicës dhe Prijedorit, 21 maj 2008
Transferimi i çështjeve gjyqësore dhe provave nga TPNJ-ja drejt gjykatave kombëtare të ish-Jugosllavisë, nuk do të thotë se mbyllja e planifikuar nënkupton mosndëshkueshmëri për kryesit e krimeve që ende nuk janë ballafaquar me drejtësinë. Prokuria e Tribunalit po u dorëzon prokurorëve të shteteve të ish-Jugosllavisë çështje që u hetuan por në lidhje me të cilat nuk u ngritën aktakuza nga TPNJ-ja. Gjithashtu, një numër i vogël i të akuzuarve të akuzuar nga TPNJ-ja janë transferuar në rajon për t’u gjykuar nga gjykatat vendore.