Paraburgimi

Njësia e Parburgimit e TPNJ-së (NJB) është qendër ndalimi nën mbikëqyrjen e Sekretarisë së Tribumalit dhe ndodhet në kompleks burgu holandez në zonën e Sheveningenit në Hagë.

Në këtë qendër mbahen individët e akuzuar prej Prokurorisë së Tribunalit pas trasnferimit të tyre në Hagë për gjykim. Mirëqenia fizike dhe emocionale e të paraburgosurve ka rëndësi të madhe si para po ashtu edhe gjatë procesit gjyqësor. Kjo qendër ka përgjegjësi për mbrojtjen e dinjitetit të të gjithë të paraburgosurve dhe për mbrojtjen e të drejtave të tyre si individë gjatë privimit të lirisë së tyre.

Njësia administrohet në përputhje me Rregulloren e Paraburgimit e cila ofron udhëzime në dy aspekte kyçe: drejtimi i Njësisë së Paraburgimit dhe të drejtat e të paraburgosurve.

Njësia vepron në përputhje me standardet më të larta të të drejtave të njeriut për trajtimin e të paraburgosurve.

Njësia e paraburgimit ofron një program të gjerë gjatë kohës së paraburgimit me një orar të plotë ditor ku përfshihet dalja në ajër të pastër, ushtrime, shërbim shëndetësor, terapi profesionale, këshilla psikologjike, kushte të përshtatshme për përgatitjen e mbrojtjes, pajisje dhe kualifikime kompjuterike, vizita dhe veprimtari shlodhëse dhe sportive. Gjithashtu të dënuarit mund të shohin televizion satelitor dhe të lexojnë shtyp nga ish-Jugosllavia.

Në Njësinë e Paraburgimit ndodhet një qendër mjekësore e pajisur dhe e përbërë prej një mjeku të përgjithshëm  dhe një ndihmësi. Kjo qendër mjekësore shërben për t’iu ofruar të paraburgosurve shërbim shëndetësor bazë dhe për raste urgjente, gjë veçanërisht e rëndësishme po të merret parasysh se ndryshe nga shumë qendra dhe objekte paraburgimi të shteteve, mosha mesatare e të paraburgosurve është relativisht e lartë dhe se shumica e tyre vijnë në Njësinë e Paraburgimit me probleme të ndryshme shëndetësore. Që prej korrik 2011 mosha mesatare e të paraburgosurve ishte 58 vjeç. Mirëpo standardet e larta mjekësore të ofruara prej Tribunalit bëjnë që shumica e të paraburgosurva të kenë përmirësim të shëndetit gjatë paraburgimit të tyre.

Personi i parë që u vendos në këtë qendër ishte Dushko Tadiq në 1995. Prej kësaj kohe janë mbajtur më shumë se 160 individë për periudha të ndryshme. Kapaciteti aktual i njësisë është mbajtja e më së shumti 64 individëve me të gjitha kushtet.

Njësia vepron në përputhje me standardet më të larta të të drejtave të njeriut për trajtimin e të paraburgosurve. Si në të gjitha sistemet juridike, të akuzuarit në Tribunal gëzojnë të drejtën e pandehmës së pafajësisë deri në vërtetimin e fajësisë prej një gjykate.  Pavarësisht për çfarë krimesh akuzohen, ose në çfarë faze të procesit, të gjithë të paraburgosurit kanë trajtim të barabartë. Të paraburgosurit nuk ndahen bazuar në përkatësinë e tyre etnike, shtetësinë, besimin fetar ose përkatësinë klasore.

Agjenci të jashtme si Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ushtrojnë kontrolle të shpeshta të pavarura të Njësisë së Paraburgimit.

Individët e shpallur fajtorë për krime nuk e vuajnë dënimin në Njësinë e Paraburgimit sepse nuk është institucion ndëshkimor.  Për kryerjen e dënimit ata transferohen në burgje jashtë Holandës.

Veprimet ditore të të paraburgosurve

Në një ditë të zakonshme i paraburgosuri  kalon një pjesë të kohës në gjykatë ose në kontakt me të paraburgosurit e tjerë, dhe një pjesë në qelinë e tij. Qelitë hapen herët në mëngjes. Në këtë kohë disa të paraburgosur përgatiten për të shkuar në gjykatë, kurse të tjerët fillojnë regjimin ditor të njësisë së paraburgimit.

Njësia e paraburgimit është disakatëshe ku çdo kat ka disa qeli. Të paraburgosurit mund të lëvizin në katet e tyre pas hapjes së qelive në mëngjes. Të paraburgosurit e çdo kati marrin pjesë në veprimtari të përbashkëta si kurset në gjuhën angleze apo shërbesa fetar dhe çdo kat cakton një orë në ditë për veprimtari në ajër të pastër. Gjatë ditës të paraburgosurit mund të presin vizita prej familjarëve dhe miqve ose të këshillohen me avokatët.  Rreth mesditës, të paraburgosurit kthehen në qeli për një kohë të shkurtër gjatë kryerjes së ndërrimit dhe drekës së personelit.

Më pas, qelitë rihapen dhe të burgosurit vazhdojnë veprimtarinë e tyre. Të paraburgosurit mund të shohin televizor ose të lexojnë gazeta dhe revista gjatë gjithë ditës. Megjithëse në Njësinë e Paraburgimit lejohen kompjuterat, hyrja në internet nuk lejohet. Qelitë mbyllen me çelës herët në mbrëmje deri të nesërmen në mëngjes.









Çdo qeli me sipërfaqe 15m² tejkalon standardet ndërkombëtare për hapësirë, ndriçim dhe pajisje dhe është për një individ. Çdo qeli ka një shtrat, tavolinë, rafte, dollap enësh, WC, lavaman, televizor dhe telefon të brendshëm për komunikim me oficerët kur qelia është e mbyllur.

Pamje me rezolucion më të madh



Çdo qeli me sipërfaqe 15m² tejkalon standardet ndërkombëtare për hapësirë, ndriçim dhe pajisje dhe është për një individ. Çdo qeli ka një shtrat, tavolinë, rafte, dollap enësh, WC, lavaman, televizor dhe telefon të brendshëm për komunikim me oficerët kur qelia është e mbyllur.

Pamje me rezolucion më të madh




Qelitë e paraburgimit janë të shpërndara në disa blloqe të cilët kanë dalje në një korridor të përbashkët.

Pamje me rezolucion më të madh




Mund të rezervohen dhoma të caktuara për vizita ku të paraburgosurit takojnë konfidencialisht avokatët për mbrojtjen e tyre.

Pamje me rezolucion më të madh



Të paraburgosurit e çdo blloku kanë një zonë të përbashkët pushimi ku mund të gatuajnë dhe komunikojnë me njëri-tjetrin.

Pamje me rezolucion më të madh



Të paraburgosurit e çdo blloku kanë një zonë të përbashkët pushimi ku mund të gatuajnë dhe komunikojnë me njëri-tjetrin.

Pamje me rezolucion më të madh



Për të gjithë të paraburgosurit ka shërbim mjekësor të gjerë nën kujdesin e Mjekut të Përgjithshëm dhe ndihmësve të tij.

Pamje me rezolucion më të madh



Për të gjithë të paraburgosurit ka shërbim mjekësor të gjerë nën kujdesin e Mjekut të Përgjithshëm dhe ndihmësve të tij.

Pamje me rezolucion më të madh



Për të gjithë të paraburgosurit ka shërbim mjekësor të gjerë nën kujdesin e Mjekut të Përgjithshëm dhe ndihmësve të tij.

Pamje me rezolucion më të madh



Të paraburgosurve u ofrohet mundësia të marrin pjesë në sesione të terapisë mësimore dhe profesionale në lëndë si anglisht, njohuri kompjuterike dhe art.

Pamje me rezolucion më të madh



Të paraburgosurve u ofrohet mundësia të marrin pjesë në sesione të terapisë mësimore dhe profesionale në lëndë si anglisht, njohuri kompjuterike dhe art.

Pamje me rezolucion më të madh



Në dispozicion të të paraburgosurve janë edhe pajisje dhe udhëzime për një sërë sportesh dhe aftësimin fizik.

Pamje me rezolucion më të madh



Në dispozicion të të paraburgosurve janë edhe pajisje dhe udhëzime për një sërë sportesh dhe aftësimin fizik.

Pamje me rezolucion më të madh



Çdo i paraburgosur gëzon të drejtën e lirisë shpirtërore dhe lejohet të takojë përfaqësuesit e akredituar të besimit të tij fetar.

Pamje me rezolucion më të madh