|
Vizitat
Proceset gjyqësore në TPNJ janë të hapura për publikun. Personat mbi moshën 16 vjeç janë të mirëpritur të shikojnë procedurat gjyqësore nga galeritë publike të sallave gjyqësore të Tribunalit. Meqë hapësira është e kufizuar, proceset gjyësore mund të shiikohen edhe në ekranet televizive në sallën e hyrjes së ndërtesës së Tribunalit. Në tri sallat gjyqësore të Tribunalit mund të mbahen deri në gjashtë procese gjyqësore në ditë.
Me të arritur në TPNJ, të gjithë vizitorët duhet të tregojnë dokument identifikimi me fotografi (për shembull, një pasaportë ose patentë shoferi). Në këtë rast, në hyrje oficerët e sigurimit do t’ju japin një lejëkalimi për të hyrë në sallën gjyqësore. Në vijim ju do të kaloni nëpër kontroll sigurie përfshirë edhe aparatin zbulues për sende metalike.
Në sallat gjyqësore dhe gjatë vizitës në ambientet e Tribunalit nuk lejohen, ushqime, pije, kamerat, telefonat e dorës, incizues zanorë dhe pajisje të tjera elektronike. Tribunali ofron dollapë me çelësa për kamera, telefona të dorës ose pajisje të tjera elektronike në kabinën e sigurisë pranë hyrjes, mirëpo numri i këtyre dollapëve është i kufizuar.
Tribunali nuk lejon filmimin ose fotografimin në asnjë prej ambienteve të veta. Gjithsesi ju jeni të mirëpritur të vizitoni fotogalerinë tonë.
Ashtu si në gjykatat e shumë shteteve, vizitat në gjykatë u nënshtrohen rregullave të veçanta.
Dëgjimi i seancave
Para hyrjes në sallën gjyqësore, ju do t’i nënshtroheni një kontrolli tjetër të sigurisë, përfshirë kalimin nëpër aparatin zbulues për sende metalike..
Brenda në gjykatë, vizitorëve u kërkohet të respektojnë rregulla të veçanta të sjelljes. Të gjithëve në sallën gjyqësore, përfshirë edhe shikuesit në galerinë për publikun, u kërkohet që të çohen në këmbë kur ftuesi I gjyqit lajmëron hyrjen e gjykatësve, dhe ju do të qëndroni në këmbë deri sa gjykatësit të ulen në vendet e tyre. Kjo procedurë përsëritet edhe gjatë mbylljes së seancës. Megjithëse nuk ekziston kodi i veshjes formale për vizitorët, ne ju lutemi që të visheni në mënyrë të përshtatshme (në galerinë publike nuk lejohet veshje plazhi ). Ju lutemi mbani parasysh se në rast problemi kryegjykatësi mund të urdhërojë largimin e një personi nga galeria publike. Gjatë kohës së qëndrimit në ambientet e Tribunalit, vizitorët janë të lutur që të zbatojnë udhëzimet e oficerëve të sigurimit të Tribunalit.
Në përgjithësi sallat gjyqësore qëndrojnë të hapura nga ora 09:00 deri në orën 19:00 dhe mbahen nga dy seanca në ditë. Seanca e parë mbahet nga ora 09:00 deri në ora 13:45; dhe seanca e dytë nga ora 14:15 deri në ora 19:00. Tribunali ofron përkthim të njëkohshëm të procedurave gjyqësore në gjuhën angleze, në gjuhën frënge dhe në gjuhën bosnjake/kroate/serbe, dhe në çështjet gjyqësore përkatëse në gjuhën shqipe dhe maqedone. Për këtë qëllim vihen në dispozicion pajisjet e dëgjimit.
Vizita në grupe
Tribunali gjithashtu mirëpret vizitat e grupeve dhe merr masat përkatëse sipas nevojës. Ne mund të organizojmë ligjërata dhe diskutime me përfaqësuesit e Tribunalit, sipas interesimit të grupit tuaj.
Nëse ju planifikoni një vizitë në grup, ju rekomandojmë që të na kontaktoni së paku gjashtë javë para datës së vizitës suaj. Ju duhet të jepni një listë me emrat e të gjithë vizitorëve një javë para vizitës suaj. Për arsye praktike, numri i vizitorëve për grup nuk duhet të tejkalojë 25 persona dhe nuk duhet ardhur në Tribunal para orës 09:30 të mëngjesit. Ju lutem mbani parasysh se vizita e grupit zgjat së paku dy orë e gjysmë.
Pas hyrjes në ndërtesë, vizitorët që janë pjesë e një grupi duhet të zbatojnë të njëjtat rregulla si gjithë të tjerët.
Për organizimin e një vizite në grup, ju lutemi kontaktoni:
Jan Kralt
Sektori i Komunikimit, Njësia e Dokumentacionit
Tel.: +31 (0)70 512 5285
Fax: +31 (0)70 512 8953
E-mail: kralt.icty@un.org
Vizita në grup nga ish-Jugosllavia
Në përpjekje për ta bërë sa më të njohur punën tonë për njerëzit ndaj të cilëve kjo punë ka ndikimin më të madh, Tribunali inkurajon ardhjen e vizitorëve nga ish-Jugosllavia. Ne ftojmë studentë, juristë, gazetarë ose çdo grup të interesuar për të vizituar Tribunalin që të kontaktojnë me Programin për Komunikim dhe Ndërgjegjësim të TPNJ-së, me zyra në Hagë dhe në ish-Jugosllavi.
 |
 |
|
Hagë
Tel.: +31 (0)70 512 5285
Fax: +31 (0)70 512 8953
E-mail: kralt.icty@un.org
Hagë
Tel.: +31 (0)70 512 5409, 8632
Fax: +31 (0)70 512 8953
outreach@un.org
..............................................................
Sarajevë
Tel:. +387 (0)33 568 530
Fax: +387 (0)33 568 547
sarajevo-outreach@un.org
..............................................................
Zagreb
Tel.: +385 (0)1 390 8868
Fax: +385 (0)1 390 8846
zagreb-outreach@un.org
..............................................................
Belgrade
Tel.: +381 (0)11 306 5467
Fax: +381 (0)11 306 6090
belgrade-outreach@un.org
..............................................................
Pristina
Tel: +381 38 504 604 4101
Fax: +381 38 504 604 ext. 4536
pristina-outreach@un.org
|