|
|
|
Donacionet dhe mbështetja
Tribunali financohet prej kontributeve të rregullta të shteteve anëtare. Veç këtyre financimeve kryesore buxhetore, Tribunali ka përfituar ndihmë shtesë prej shteteve dhe agjencive përkatëse në formën e donacioneve, pajisjeve dhe personelit pa pagesë. Kontributet vullnetare përbëjnjë vetëm një pjesë të vogël, më pak se një për qind të buxhetit të Tribunalit, por përdoren për projekte jetike si zhvarrimet dhe në mbështetje të Programit historik për Komunikim dhe Ndërgjegjësim. Kontributet vullnetare pranohen vetëm prej shteteve dhe institucioneve që respektojnë praktikën e Kombëve të Bashkuara në lidhje me donacionet.
Si mund të ndihmoni Tribunalin
Nëse jeni të interesuar të përkrahni projekte ekzistuese dhe të ardhme në lidhje me veprimtarinë aktuale dhe të trashigimisë së Tribunalit, ju lutemi na kontaktoni në:
Email: contributions@icty.un.org
Tel.: +31 70 512 5733 ose 5194
Falënderime
Tribunali u shpreh mirënjohjen fondacioneve, institucioneve dhe qeverive që kanë dhënë kontribute vullnetare në ndihmë të Tribunalit.
Shtetet: Austria, Belgjika, Kamboxhia. Kanadaja, Kili, Republika Çeke, Qipro, Danimarka, Finlanda, Gjermania, Greqia, Hungaria, Irlanda, Izraeli, Italia, Lihtenshtajni, Luksemburgu, Malajzia, Malta,Namibia, Holanda, Zelanda e Re, Norvegjia, Pakistani, Polonia, Portugalia, Arabia Saudite, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Organizatat joqeveritare dhe institucionet e tjera: Case Western Reserve University, Carnegie Foundation/Fondacioni Carnegie, Coalition for International, Justice/Koalicioni për Drejtësi Ndërkombëtare, MacArthur Foundation/Fondacioni MacArthur, National Bar Association of USA/Shoqata Kombëtare e Juristëve të SHBA-së, Rockefeller Foundation/Fondacioni Rockefeller, Starechter Public Contribution/Kontributi Publik Starechter, Open Society Institute/Instituti i Shoqërisë së Hapur, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (Në emër të qeverisë së Kanadasë), Universiteti i Amsterdamit, Universiteti Utrecht.
 Tribunali gjithashtu është falenderues për mbështetjen financiare dhënë nga Fondacioni Charles Stewart Mott Foundation, mbështetje e cila ishte e vlefshme për të mundësuar këtë faqe të internetit në shumë gjuhë.
Programi i Komunikimit dhe Ndërgjegjësimit i TPNJ-së:
Programi i Komunikimit dhe Ndërgjegjësimit i TPNJ-së është Fond i Administruar prej Kombeve të Bashkuara dhe si i tillë është tërësisht i financuar nga kontributet vullnetare të shteteve anëtare dhe institucioneve të ndryshme.
Programi përkrahet falë mbështetjes zemërgjerë të Bashkimit Evropian. Mirënjohje e veçantë i takon Bashkimit Evropian për mbështetjen e kahershme ndaj Tribunalit sidomos për mbështetjen ndaj Programit të Komunikimit dhe Ndërgjegjësimit.
Themelimi i programit dhe veprimtaritë fillestare gjatë periudhës 1999 - 2003 u mbështetën nga:
John D. and Catherine T. MacArthur Foundation/Fondacioni John D. dhe Catherine T. MacArthur
Foreign & Commonwealth Office of the United Kingdom/Ministria e Jashtme Britanike
Ministria e Punëve të Jashtme të Dukatit të Madh të Luksemburgut
Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës
Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës
Fondi për Paqe dhe Stabilitet i Ministrisë Mbretërore Daneze të Punëve të Jashtme
Ministria Mbretërore për Punë të Jashtme e Norvegjisë
Në rast se jeni të interesuar për të ndihmuar këtë program, ju lutemi kontaktoni:
ICTY Outreach, Churchillplein 1, 2517 JW The Hague, The Netherlands
Tel: +31 70 512 8632
Fax: + 31 70 512 8953
 |
 |
|
|
|